Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

U transferua në Slloveni, Çekiçi shpjegon arsyet: Kisha nevojë të lëvizja

Shkruar nga NEWSPORT
U transferua në Slloveni, Çekiçi shpjegon arsyet: Kisha

Endri Çekiçi u largua nga Dinamo Zagreb për të firmosur në Slloveni të skuadra e Olimpija Lubjana gjatë kësasj merkato. Hapësirat e pakta në Kroaci detyruan futbollistin e kombëtares U-21 të ndryshoi ambjent për të luajtur më shumë minuta. Në një intervistë për "SuperSport" Çekiçi shpjegon arsyet se pse vendosi të largohej nga kampionati kroat dhe pse firmosi me Olimpija Lubjana duke shpresuar se ky do të jetë një hap për në Kombëtaren e madhe.

"Ata janë kampionët dhe kanë mentalitet fituesi. Mënyra ime e futbollit më ndihmon të luaj titullar atje, sigurisht jo menjëherë. Ashtu si vjet, synimi është titulli, edhe pse Maribori ndohet 9 pikë larg. Kemi 2 ndeshje direkt që mund të vendosin shumë", shprehet fillimisht Çekiçi.

"Kisha nevojë të lëvizja, më duheshin minuta. Është hap i duhur dhe për kombëtare. Nëse tregoj veten time te Lubjana mund t'ia dal. Gjithçka varet nga unë", u shpreh Çekiçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga