Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U transferua falas te Santos, Robinho përfiton pagë mujore njësoj si në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
U transferua falas te Santos, Robinho përfiton pagë mujore njësoj

Robinho u transferua pak ditë më parë te Santos në Brazil. Sulmuesi 36-vjeçar pas aventurave të fundit në Turqi me Sivasspor dhe Basaksehir vendosi të rikthehej te klubi i tij i zemrës ku u formua si lojtar. Ajo që bie në sy është paga e tij që do të përfitojë në muaj.

Mediat në Brazil bëjnë me dije se ai do të fitojë rreth 230 euro në muaj dhe ka firmosur një kontratë për 5 muaj me Santos. Klubi gjithashtu konfirmoi detajet e kontratës si dhe Robinho do të fitojë një bonus prej 45 mijë euro pas 10 ndeshjeve të para.

Paga e tij është njësoj sa përfitojnë lojtarët në Kategorinë e Parë apo të dytë në Shqipëri dhe shumë larg shifrave të "çmendura" që përfitojnë futbollistët në ditët e sotme. Padyshim kjo ishte një zgjedhje zemre për Robinhon pasi dëshiron të ndihmojë skuadrën e tij e të luajë madje edhe falas.

 "Qëllimi im është të ndihmoj Santos. Për mua është një ndjenjë e mrekullueshme të jem këtu, në klubin ku tifozët e futbollit filluan të dinë emrin tim," tha ish-lojtari i Milanit dhe Real Madrid.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu