Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U skualifikuan nga Champions, Pioli: Ndjej keqardhje, por Milan do të fitojë Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
U skualifikuan nga Champions, Pioli: Ndjej keqardhje, por Milan do të

Milani nuk ia doli të kualifikohej në fazën e 1/8-ave të Champions League, teksa tashmë duhet të kënaqet me kalimin në Europa League. Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje 2-1 Neëcastle ëpr të siguruar biletën për në Europa League.

Pas kësaj ndeshje Stefano Pioli theksoi se skuadra e tij e meritonte kualfikiminin në fazën tjetër të Champions League, por tashmë do të bëjnë maksimumin në Europa League.

“Ka shumë ndjenja, sigurisht që eliminimi nga Liga e Kampionëve është zhgënjyes, veçanërisht duke marrë parasysh se sa mirë dolëm sezonin e kaluar.

E dinim se ky grup ishte krejtësisht i ndryshëm dhe shumë i vështirë. Është e trishtueshme të kemi keqardhje, ne meritonim më shumë dhe nuk dinim të shfrytëzonim mundësitë tona në ndeshjet e tjera, ndërsa sonte e bëmë këtë.

Ne nuk u frikësuam apo demoralizuam nga një kundërshtar që luajti me intensitet të jashtëzakonshëm. Kjo do të thotë se ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar Europa League”,  përfundoi trajneri i Milanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga