
Ronald Koeman ka reaguar për herë të parë që pas problemeve me zemrën që pësoi ditën e diel. Trajneri i Hollandës u shtrua me urgjencë drejt spitalit dhe falë ndërhyjes së shpejt të mjekëve arriti që të mos kishte probleme serioze.
Në një postim në Tëitter, Koeman shprehet se tashmë ndihet shumë mirë, por zbuloi se fundjava e kaluar ishte një shok për të. Tekniku hollandez u shpreh me tej se do të jetë gati kur të rifillojnë sërish aktivietet sportive.
“ Fundjava e kaluar ishte një shok. Për mua, por mbi të gjitha për familjen dhe shoqërinë. Fatmirësisht doktorët më ndihmuan në mënyrën më të mirë dhe u jam mirënjohës për këtë. Në këtë moment, ndihem shumë mirë. Kjo do të thotë se do të vazhdojë punën time me përkushtim të plotë, sapo topi të fillojë të rotullohet përsëri. Përsëri: Faleminderit për mbështetjen. Do të shihemi së shpejti”, ishin fjalët e Koeman.
Vaya susto me llevé el fin de semana pasado.
— Ronald Koeman (@RonaldKoeman) May 7, 2020
Yo, pero sobre todo mi familia y mis amigos.
Afortunadamente los médicos del hospital AMC me ayudaron rápidamente y de forma fenomenal. Les estoy muy agradecidos. pic.twitter.com/XqhZ9UTX8A