
Eden Hazard është një nga lojtarët për të cilin është paguar shumë për shërbimet e tij. Real Madrid shpenzoi plot 150 milionë euro për të, mirëpo ai nuk u paraqit kurrë në "Santiago Bernabeu" sikurse ishte te Chelsea. Te spanjollët sulmuesi shkoi mbipeshë dhe krejt jashtë formë. U dëmtua në fillim dhe asnjëherë s'arriti të përsëriste lojtarin që të gjithë kishin njohur në Premier League.
Trajneri Zidan nuk e ka në plane, teksa dhe drejtuesit presin largimin e tij. Si të mos mjaftonte kjo situatë, ditën e djeshme, Hazard ka kaluar çdo limit. Real Madrid u eleminua nga gjysmëfinalja e Champions League, ndërsa belgu u shfaq i qeshur me ish-shokët e skuadrës. Kaq ka mjaftuar dhe në Spanjë kërkojnë urgjentisht largimin e tij. Tifozët asesi s'mund ta pranojnë një sjellje të tillë.