
Tomas Strakosha është bashkuar me Lazion pas një muajsh mungesë për shkak Covid-19. Portieri i Kombëtares shqiptare ishte i infektuar dhe pak ditë më parë rezultoi negativ duke u rikthyer në stërvitje me skuadrën.
Ditën e sotme, trajneri Simone Inzaghi foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme që do të luajnë ndaj Zenit në Champions League. Trajneri lacial u pyet nga gazetarët nëse Strakosha do të rikthehet titullar në sfidën ndaj Zenit apo do të qendrojë sërish në stol.
Strakosha titullar? "Strakosha është portieri ynë titullar, por të martën luan Reina. Strakosha ka qenë jashtë fushave për 15 ditë dhe pas kësaj ndeshje do të shikojmë gjendjen e tij", u shpreh Inzaghi.
Poll