
Tottenham arriti të mund me shifrat 2-0 Marseille mbrëmjen e djeshme në Champions League. Autori i dy golave të shënuar ishte Richalrison në minutën e 76 dhe 81. Braziliani 25 vjeçar u transferua këtë merkato nga Everton në radhët e Tottenham për shifrën e 58 milionë eurove.
Kjo ishte sfida e tij e parë në skenën e Champions League, ku menjëherë rrëmbeu rolin e protagonistit. Absolutisht njeriu i ndeshjes në mbrëmjen e tij historike që për të do të mbahet mend gjatë. I përlotur ai mori trofeun e tij të parë nga ky kompeticion, dhe golat i festoi po në mënyrë të tillë mes lotësh.
I pyetur për lotët e tij pas sfidës Richarlison u shpreh: “Nuk kam mjaftueshëm gishta për të numëruar klubet që më kanë refuzuar. Isha gati të hiqja dorë nga futbolli, por unë shkova në Belo Horizonte me paratë e fundit që më ndodheshin në xhep. Bleva vetëm biletën e vajtjes pasi ishte mundësia e fundit që kisha. Në qoftë se nuk do t’ia dilja, nuk kisha më para për t’u kthyer në shtëpi".