Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U ndëshkua me karton të kuq, Bellingham pezullohet me dy ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
U ndëshkua me karton të kuq, Bellingham pezullohet me dy ndeshje
Jude Bellingham është pezulluar më dy ndeshje në La Liga. Vendimi për anglezin është marrë ditën e sotme, teksa lajmi është bërë i ditur nga Fabrizio Romano. Shkak është bërë kartoni i kuq i marrë në sfidën që Real Madrid barazoi me Valencian. Ish-lojtari i Borussia Dortmund u nervozua në momentin që arbitri vërshëlleu fundin e sfidën vetëm pak sekonda para se topi të përfundonte në fund të rrjetës. Bellingham reagoi i irrituar ndaj arbitrit të sfidës dhe kjo ka bërë që të pezullohet me dy sfida. Në këtë mënyrë Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë shërbimet e anglezit në sfidat që Reali do të luajë në La Liga me Celta Vigon në “Bernabeu” dhe me Osasunan në transfertë.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga