Boksieri rus, Ilya Medvedev ka përfunduar në koma pas sulmit nga ariu. Sportisti dhe dy miq të tij u sulmuan nga kafsha e egër kur ishin duke u kthyer nga peshkimi në rajonin Tyumen në Rusi, me njërin prej miqve që gjeti vdekjen në vend.
Medvedev u përball me ariun duke e vrarë me thikë, në një ndeshje që rezultoi fatale. Boksieri është futur në koma dhe dje trajneri i tij, Dimitri Kosenko tha se gjendja e boksierit është e rëndë.
Mediet në Rusi kanë publikuar një foto nga spitali, me Medvedev që është në gjendje kritike për jetën.

Poll