
Mbrëmjen e djeshme në fazën e grupeve të Champions League u përballën Bayern Munich dhe Manchester United, sfidë që përfundoi 4-3 në favor të bavarezve.
Andre Onana gaboi në golin e parë të shënuar nga Leroy Sane dhe pas kësaj situate skuadra e tij nuk e mori dot vetën. Pas ndeshjes ish-portieri i Interit pranoi fajin, ndërsa theksoi se aventura te United nuk ka nisur siç duhet për të.
“Ne po luanim mjaft mirë. Por, pas gabimit tim ne e humbëm kontrollin e lojës. Unë jam ai që e rrëzova ekipin përtokë. Natyrisht, është faji im.
Është përgjegjësi e imja, për fajin tim ne nuk fituam . Unë duhet të mësoj nga kjo, për të tashmen dhe për të ardhmen.
Kam shumë gjëra për t’i shfaqur, sepse, të jem i sinqertë, fillimi im në Manchester United nuk është dhe aq i mirë deri tash”, përfundoi Onana.