Klevis Dalipi nuk është më trajner i Lushnjës. Tekniku i njohur ndërpreu bashkëpunimin me skuadrën lagunare dhe tashmë pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur nga Kodrat e Liqenit Artificial. Dalipi duket në formë, ndërsa ka zgjedhur të shkruajë një diçiturë: “Më mirë se dje”. Një lloj mesazhi ky për drejtuesit e Lushnjës, sigurisht jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë.
Kujtojmë që Lushnja ia doli të qëndronte në Kategorinë e Parë. Pritet me interes të shihet se si do të jetë sezoni i ri i këtij sezoni futbollistik për myzeqarët.
[caption id="attachment_695134" align="alignnone" width="1214"] Postimi i Dalipit[/caption]
Poll