
Mauro Icardi u largua nga Interi drej PSG-së në formën e huazimit me të drejtë blerje për një sezon. Mirëpo, aventura e re për argjentinasin nuk ka nisur aspak mirë. Sikurse raportojnë mediat franceze, argjentinasi në ndeshjen e radhës, që PSG-ja do luajë ndaj Strasburgut në kampionat nuk do ketë mundësië për të luajtur nga fillimi.
Jo për shkak të konkurencës në ekip, por ajo që shqetëson është forma jo e mirë e lojtarit, sepse nuk është në gjendjen e duhur fizike, për shkak se ka disa kohë pa luajtur, pasi nuk ka kryer as fazë përgatitore me skuadrën e Interit, duke mos u grumbulluar nga klubi zikaltër.
Poll