
Ivan Rakitic është tërhequr nga Kombëtarja e Kroacisë. Mesfushori ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, teksa shprehet se do të jetë tifozi i parë i vendit të tij. 32 vjeçari kaloi përpara pak javësh nga Barcelona te Sevilla, ndërsa tanimë ka vendosur që t'i lërë hapësira elementëve të rinj në Kombëtare.
I lindur në Zvicër, mesfushori e ka nisur karrierën në Kombëtare me moshat e Zvicrës, teksa vetëm në moshën 21 vjeçare ka zgjedhur të përfaqësojë Kroacinë, vend nga është origjina e tij. Me ekipin A Rakitic debutoi në 8 shtator 2007, duke zhvilluar 106 paraqitje dhe 15 gola.
Poll