
Atletja shqiptare, Luiza Gega u rendit e pesta në baterinë e dytë, duke u kualifikuar kshtu për në finale (Lojërat Olimpike të Tokyos 2020). Duke kapur kohën 9:23:85, Gega ia doli të jetë mes më të mirave.
Mes urimesh të shumta, spikat ai i ish kryeministrit Sali Berisha. "Luiza Gega kualifikohet per finale! Miq, nje urim te perzemert Luizes per suksesin e saj shume te rendesishem dhe suksese me 4 gusht. Sb" - shkruan ish kreu i qeverisë, Berisha.
Finalja e madhe do të zhvillohet me datën 4 gusht.
Poll