
Barcelona dështoi sërish për të fituar një trofe këtë sezon. Katalanasit u eleminuan nga Copa Del Rey nga skuadra e Atletico Bilbao me shifrat 4-2.
Një humbje që sigurisht zgënjen të gjjithë blaugranat që i thonë kështu “lamtumirë” një tjetër objektivi në këtë sezon. Pas kësaj disfate ka folur Xavi Hernandez, i cili ndër rreshta ka paralajmëruar edhe largimin nëse skuadra nuk ia del të shkurtojë diferencën në kampionat apo të fitojë ndonjë trofe tjetër këtë sezon.
“Nëse në fund të sezonit nuk jemi në një nivel konkurrues, do të më duhet të largohem. E di se ku jam, është një klub i mirë. Këtu në Barça ju duhet të fitoni tituj ose do të jeni në rrezik. Jam i bindur se projekti këtu ka potencial të lartë me lojtarë të rinj të mirë”, ka thënë Xavi pas eliminimit të Barçës nga Copa Del Rey.