
Kieran Trippie u dënua me 9 ndeshje pezullim nga Federata angleze për shkak se ishte përfshirë në baste sportive. Ky vendim i dhënë nga Disiplina në Angli është konfirmuar edhe nga FIFA që ka pranuar dënimin e lojtarit deri në 28 shkurt.
Edhe pse Atletiko Madrid kishte bërë apelim për këtë vendim, organi më i lartë I futbollit e ka refuzuar duke lënë në fuqi vendimin për pezullim e mbrojtësit.
Në këtë mënyrë, Trippie do të mungojë deri në 28 shkurt dhe do të humbasi sfidën e parë të Champions League ndaj Chelsea. Një mungesë e madhe për skuadrën e Simeones pasi mbrojtësi anglez është një titullar fiks në formacionin e madrilenëve.
Poll