
Ardian Ismajli alarmoi stafin e Empolit dhe të kombëtars shqiptare, pasi në sfidën me Milan u dëmtua dhe u detyrua të zëvendësohej që në pjesën e parë të takimit. Pas disa ditësh është mësuar edhe gjendja e tij.
Nga sa mësohet, mbrojtësi ditën e djeshme ka zhvilluar stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Empolit dhe siç duket fatmirësisht nuk ka një dëmtim serioz. Mjekët i kanë rekomanduar të pushojë disa ditë dhe të mos rrezikojë në një dëmtim tjetër.
Në këto kushte ky është një lajm shumë i mirë për Sylvinhon dhe stafin e kombëtares, pasi mbrojtësi do të jetë i gatshëm për miqësoret me Kilin dhe Suedinë që kuqezinjtë do të luajnë fund të këtij muaji.
Poll