
Antonio Conte ka deklaruar që Chelsea do ta ketë shumë të vështirë për të fituar titullin kampion të Premier Leagues këtë sezon. Tekniku italian ndihet i pasigurtë pasi merkatoja e bërë nga anglezët nuk e bind atë. Me dy lojtarët e afruar në këtë merkato verore, si Kante dhe Batshuayi, Contes i duket shumë e vështirë që Chelsea të arrijë synimet e tij.
“Duhet patjetër të jem i sinqertë, mendoj se do ta kemi problem t’i arrijmë synimet tona,” tha Conte.
“Por, duhet të mendojmë si të punojmë dhe të përmirësohemi çdo ditë,” përfundoi ai.
Poll