
Televizioni Publik Shqiptar transmeton çdo fundjavë një ndeshje të Superligës. Edhe për javën e tetë, TVSH ka zgjedhur një takim të rëndësishëm. Të dielën tifozët e Luftëtarit dhe Tiranës që nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Peqinit do të kenë mundësi të ndjekin falas takimin e orës 13:00.
Televizioni Publik e ka bërë zyrtare në axhendën e fundjavës transmetimin e kësaj ndeshje që do të japi tifozëve mundësi ta ndjekin pa pagesë.
Poll