
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar përfundimin e sezonit të 12 të turneut "Vllaznimi Cup". Në njoftimin e Federatës shkruhet:
"Ka përfunduar Turneu i 12-të Ndërkombetar i futbollit "Vllaznimi Cup 2016". Ky aktivitet i suksesshëm organizohet nga Shoqata Vllaznimi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Turneu u zhvillua nga data 01.07.2016 deri me 11.07.2016 për grupmoshat U- 09 U-11 U-13 U-15 dhe U-17. Morën pjesë 104 ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Bosnja, Suedia, Serbia, Mali i Zi. Sllogani tij, ishte “Energjia juaj pasioni ynë”. Ndeshjet e u luajten në kompleksin “Internacional” Pezë - Helmes. Futbollistët e vegjël nga Ballkani dhe Europa përveçse ndeshjeve të futbollit kanë shijuar dhe bukurite e qytetit të Durrësit, në muzeun e Krujës, në Tiranë, si dhe kanë shijuar plazhin që të ofron qyteti Durrësit. Në këtë aktivitet arbitruan gjyqtarë nga Belgjika, Greqia, Serbia dhe një gjyqtar nga Rusia. Dy ekipe nga Suedia qe merrnin pjese ne turne për herë të parë drejtoheshin nga dy bashkëkombasit tanë Abedin Belaj dhe Blertim Zhuta
Në fund të aktivitetit u shpallen edhe fituesit:
Për U-9 vendi i parë K.F Dajti, vendi i dytë Kinostudio, vendi i tretë Olimpik.
Për U-11 vendi i parë Kinostudio, vendi i dytë, Internacionali, vendi i tretë K.F Dajti .
Për U-13 vendi i parë, Internacionali Tiranë, vendi i dytë Shkëndija Tetovë, vendi i tretë Lidhja e Prizrenit.
Për U-15 vendi i parë, Akademia Pandev vendi i dytë, Akademia Tirane, vendi i tretë Besa Pejës.
Për grupmoshën U-17 vendi i parë Besa e Pejës, vendi i dytë, Akademia Tirane, vendi i trete K. F Dardania .
Në ceremoninë mbylljes se këtij aktiviteti, përshëndeti Drejtori i Turneut Idriz Gashi. Në të krahas ekipeve morën pjesë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Uvil Zajmi nga FSHF Sulejman Demollari dhe nga Zyra Rajonale Durrës Arbër Kalemi. Të pranishëm ishin edhe shumë ish-figura të futbollit shqiptar."
Aktivitete të ngjashme mbështeten shpesh nga FSHF me qëllim masivizimmin e futbollit.