Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

TRONDITEN te PSG-ja para Bayern në Champions, YLLI i parizienëve mbyll sezonin

Shkruar nga NEWSPORT

PSG-ja do të luajë të mërkurën ndaj Bayern Munich në Champions League ndeshjen e kthimit të 1/8-tave. Por në Paris janë tronditur përpara këtij dueli.

Dëmtimi i Neymar është më serioz se sa dukej dhe tashmë braziliani pas konsultave të bëra me stafin mjekësor është vendosur t’i nënshtrohet një operacioni.

PSG-ja nëpërmjet një komunikate zyrtare ka bërë të ditur edhe gjendjen e lojtarit dhe tashmë Neymar do të mungojë 3-4 muaj deri në rikuperimin e plotë të tij.

“Pas analizave të hollësishme nga specialistët, u mor vendimi për të operuar kyçin e këmbës së Neymar Jr. Operacioni do të kryhet në ditët në vijim në Brazil, nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të klubit. Neymar Jr do të fillojë procesin e rehabilitimit në fund të javës në Brazil, nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të Paris Saint-Germainit”, thuhet në njoftimin e klubit.

[caption id="attachment_683344" align="alignnone" width="248"] Postimi i PSG-se[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga