
Kalimi i dy lojtarëve të kombëtares këtë verë tek Terek Grozny, ka qenë një ndër vendimet më të mira, si për lojtarët, ashtu edhe për vete ekipin, pasi që të dy kanë zhvilluar një supersezon, duke dhuruar spektakël dhe fituar shumë tituj.
Bekim Balaj është cilësuar si golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe i dyti në Premierë Ligë, pasi deri tani ka shënuar plot 8-të gola, duke merituar titullin "më i miri". Nga ana tjetër, goli i shënuar nga Odise Roshit në ndeshjen me Rubin Kazanin është vlerësuar si goli më i bukur i skuadrës së tij në pjesën e parë të sezonit.
Ecuria e mirë tek Terek Grozny rrit mundësitë që të dy futbollistët e kombëtares të dhurojnë spektakël edhe në takimin e radhës ndaj Italisë me Kombëtaren.