Derbi Tirana – Partizani, i përfunduar në barazim 1-1, dhuroi spektakël në fushën e lojës. Në tribuna s’ka nevojë për sqarime, shoë është i garantuar nga dy tifozëritë e zjarrta, Fanatics dhe Guerrils. Janë këta të fundit që me një postim në rrjete sociale thumbojnë rivalët e tyre duke i akuzuar për kopjime dhe mungesë kreativiteti.
“Tribunë e mbushur plot buzëqeshje, pasion e mentalitet. Kundër antivlerave dhe banaliteteve, kundër shterpësisë dhe impotencës mendore, kundër pacientëve patologjikë të protagonizmit, kundër trilluesve vetëmashtrues me tre yje?!
kundër kujt harroji krejt ça kaloji, kundër kujt subkoshienca i prodhon rrengje dhe i shpërfaq në kreativitetin e munguar kopjet nga ne, të shprehjeve, të këngëve, të mesazheve, të mënyrës etj. Kundër kujt është shumë larg origjinalit. Kundër kujt është vite dritë larg nesh, e shumëfish më larg realitetit.
Kundër kujt fryhet shumë dhe shfryhet shpejt. Për më tepër ndiqni videon që pritet të dalë në vazhdim.”