
Askush nuk dëshiron të jetë në pozita të tilla, askush nuk ja dëshiron tjetrit një ngarkesë të tillë. Por jeta aq sa e bukur, aq edhe e rëndë mund të tregohet. Fatkeqsisht, kjo anë tjetër e medaljes i ka rënë gazetares sportive, Trevisa Tufa.
Moderatorja po përballet me një sfidë të madhe teksa mamaja e saj, infermierja Nushi Tufa, po kalon një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje të specializuar. Në llogaritë e saj në rrjete sociale, Trevisa falenderon të gjithë ata që po i qëndrojë pranë në një mënyrë apo tjetrën.
“Nuk di nga t’ia nis, por si fillim dua t’ju falenderoj të gjithëve nga zerma për suportin e dhënë gjatë këtyre ditëve. Për çdo fjalë, për çdo dhurim financiar apo shpërndarjet e bëra. Ndonjëherë nuk e mendoj që jeta të kthehet përmbys me sekonda, por ja që ndodh. Në një kohë shumë të shkurtër, unë dhe familja ime po përballemi me një problem shëndetësor e mamin, e cila duhet të kryejë transplant mëlçie sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për çdo gjë nga zemra!”
Më pas, Trevisa ndan edhe linkun e “GoFundMe” ku mund të dhurohen donacionet në ndihmë të mamasë së saj.
“Ma, bashke do ja dalim! Te dua shume dhe qendro e forte per ne! Faleminderit te gjithe nga zemra per suportin e dhene keto dite!”
-GoFundMe ku mund të ndihmoni mamanë e Trevisës-