
Humbja e Real Madridit ndaj Gironas ka trazuar "ujërat" tek kampionët e Europës. Mbrëmjen e djeshme ka patur një takim mes presidentit Florentino Perez dhe trajnerit Santiago Solari, që sikurse raporton "Marca" ka zgjatur më shumë se 2 orë.
Besohet se në këtë takim është folur rreth situatës për të cilën po kalon skuadra dhe disfatën që pësoi në shtëpi ndaj një skuadre sikurse Girona, e për më tepër që të dielën do të luhet edhe ndaj Levantes, e kërkohet që të mos lëshohet më terren, pasi tashmë gara për titullin kampion është thuajse e mbyllur.
Mbetet për t'u parë në fund të sezonit, nëse Santiago Solari do të caktohet si trajneri i ardhshëm i Real Madridit.
Poll