
E ardhmja e Mezut Ozil mund të jetë larg Arsenalit. Mesfushori gjerman ka edhe një vit kontratë me “Topçinjtë”, por këtë sezon nuk është aktivizuar shumë.
Menaxheri I tij, Erkut Sogut në një intervistë për “Bein Sport”, ka zbuluar se për momentin nuk ka të reja rreth një marrëveshje me Fenerbaçen, por nuk ka mohuar asgjë duke lënë gjithçka të hapur.
“Ozil ka edhe një vit kontratë me Arsnealin dhe për momentin nuk të reja. Nuk mund të flas për një tratativë me Fenerbaçen pasi nuk është e drejta ime ta bëj. Ozil në fund të kontratë do të jetë 32 vjeç dhe ka edhe disa vite karrierë përpara”, u shpreh Sogut.
Poll