
Dje, Tirana nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në transfertën ndaj Apolonisë. Barazimi pa gola ka bërë që kryeqytetasit të humbasin dhe dy pikë të tjera, duke ngushtuar diferencën me vendin e dytë në Grupin B që ruhet nga Bylis.
Transfertat për Tiranën duket se janë kthyer në makth edhe pse të vetmen humbje në kampionat e kanë në shtëpi. 6 pikë të humbura kanë bardheblutë në transfertë. Historia nisi me Shënkollin në fazën e parë të kampionatit dhe më pas me Bylisin dhe Apoloninë radhazi.
Rezulatet e fundit tregojne se Tirana është e trembur në transferta dhe se fusha e huaj është kthyer në frikë për bardheblutë, të cilët duhet të gjejnë shpejt rrugën e fitores në rast se nuk kërkojnë ë rrezikojnë më shumë.