
Roma dhe Milan do ndeshen sot në 20:45 në Olimpico. Sfida vlen për kampionatin e Serie A, teksa kuqezinjtë kërkojnë kthesën pas disa rezultateve jo të mira dhe lëshimin e vendit të parë Inter. Për këtë duel, trajneri Pioli nuk do ketë të gatshëm sulmuesin Mandzukic dhe mesfushorin Benacer.
Të dy lojtarët kanë dëmtime muskulare, duke mos udhëtuar me grupin drejt kryeqytetit. Ndeshja me Romën vlen për të dyja skuadrat, me vendasit që kërkojnë të mbajnë një pozicion komod për Kupat e Europës.
Lista e të grumbulluarve të Milan:
Portierë: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.
Mbrojtësit: Calabria, Dalot, Gabbia, Hernandez, Kalulu, Kjær, Romagnoli, Tomori.
Mesfushorët: Çalhanoglu, Castillejo, Diaz, Hauge, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali.
Sulmuesit: Ibrahimovic, Leao, Rebic