
Matthijs de Ligt u largua nga Juventus për t’u transferuar te Bayern Munchen. Qendërmbrojtësi hollandez ka dhënë një intervistë për “Kicker” ku ka treguar arsyet e zhvendosjes në Gjermani.
Ai u transferua nga “Zonja e Vjetër” te kampionët e Gjermanisë për shifrën e 77 milionë eurove. Shtatlarti i fazës ofensive nuk lë pa përmendur Leonardo Bonuçin dhe Giorgio Chiellinin, të cilët e kanë mësuar dhe rritur ndjeshëm nga ana profesionale. Ai ka theksuar se ishte momenti i duhur për t’u larguar nga Italia.
“Kisha edhe dy vite kontratë me në Juventus, u bëra mbrojtës i kompletuar atje, por ndjeva që ishte koha për një sfidë të re, ambient të ri. Në qershor Bayern Munich me kontaktoi dhe isha i interesuar menjëherë për këtë ofertë.
Presioni? Kur luani për klube të mëdha si Bayerni i Munichut, presioni është gjithmonë prezent. Stili i lojës me përshtatet për shkak se është një skuadër që orientohet nga futbolli sulmues”, ka thënë 22-vjeçari.