
Bernardo Silva është prioriteti i radhës nga Barcelona. Portugezi pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez, me këtë të fundit që e shikon lojtarin si pjesë të rëndësishme të formacionit të katalanasve për sezonin e ri.
Largimi i Ousman Dembele i hap rrugë këtij transferimi, me kampionët e La Liga që tashmë po bëjnë gati ofertën për Manchester Cityn për të lënë të lirë lojtarin.
Sipas “Sport” bëhet me dije se Barça po bën gati 65 milionë euro, ofertë që mund të bindë drejtuesit anglezë. Në fakt “Qytetarët” nuk dëshirojnë largimin e portugezit, por ky i fundit ka dhënë “OK”-en e tij për kalimin në “Camp Nou”.
Poll