
Legia e Varshavës luajti mbrëmjen e djeshme me Borusian e Dortmundit ku u mund me rezultatin e thellë 6-0. Besnik Hasi është trajneri i kësaj skuadre, e cila ka tifozët më të frikshëm në botë. Ata shquhen për trazirat që krijojnë në stadium, ku shpesh herë janë pezulluar edhe ndeshje të ndryshme. Ditën e djeshme, huliganët e skuadrës polake janë konfliktuar me security-n e stadiumit, teksa i kanë shtrirë ata përtokë duke i hedhur sprajt në fytyrë. Një rast jo i zakonshëm ky që ka ndodhur në stadiumin e Legias së Varshavës pas përfundimit të takimit me Borusian e Dortmundit.
Poll