
Sot janë zbardhur kandidatët për të fituar çmimet e përvitshme individuale që jep FIFA për futbollistët dhe trajnerët. Lista e pretendetëve për "Trajnerin e vitit 2018" janë Zinedine Zidane, Didier Deschamps dhe Zlatko Dalic. Ish-trajneri i Realit është në "pole position" për të fituar radhazi çmimin special pasi drejtoi "Los Blancos" në Champions League, por jo më pak favorit është ish-shoku i tij i dikurshëm dhe homologu Deschamps që u shpall kampion bote me Francën. Edhe nëse nuk e fiton çmimin, tekniku i Kroacisë Zlatko Dalic është fituesi i nderit pasi befasoi të gjithë botën duke i kualifikuar ballkanasit në finalen e Botërorit përpara shumë favoritëve të tjerë si: Brazili, Spanja, Anglia, Gjermania.