
Zrinjski do të luajë nesër kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Takimi i parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të boshnjakëve. Para sfidës, ka dalë në konferencen e zakonshme për shtyp trajneri Sergej Jakiroviç. Tekniku i Zrinjskit ka thënë:
“Rezultati është i favorshëm për ne, por nuk do ta mbrojmë rezultatin që morëm në ndeshjen e parë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar serioz. Kemi luajtur mirë në Tiranë, por mendoj se mund të luajmë edhe më mirë. Tirana është një ekip që luan me kundërsulme dhe gjysmë kundërsulme, dhe atëherë janë më të rrezikshmit pas fitimit të topit.
Nuk i jemi kthyer shumë ndeshjes me Zeljan. Jemi të fokusuar maksimalisht te Tirana dhe të fitojmë turkn. Nuk po mendojmë për Tobolin, duhet të kalojmë fillimisht Tiranën dhe më pas të kthehemi lehtësisht te një kundërshtar i ri”.
Ndeshja Zrinjski – Tirana është programuar të zhvillohet nesër, në orën 21:00.