Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Trajneri i Southampton i thur elozhe Armando Brojës: Më ka befasuar, tani e kuptova pse e morëm

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Southampton i thur elozhe Armando Brojës: Më ka befasuar,

Armando Broja ishte pranë golit gjatë kësaj fundjave në sfidën që Southampton luajti ndaj Ëest Ham, ndeshje e përfunduar 0-0. Sulmuesi kuqezi u fut në fushë në minutën e 74-të, ndërsa shtylla dhe Rice i mohuan golin.

Trajneri i skuadrës, Ralph Hasenhuttl ka folur për Brojën, ndërsa tani duket i bindur nga aftësitë e lojtarit shqiptar. Austriaku është befasuar pasi Broja ka mësuar shpejtë ato që i ka thënë, ndërsa tani e ka kuptuar dhe arsyen që e morën në ekip si huazim nga Chelsea.

"E nisi pak ngadalë me ne dhe në një moment mu desh të bëj një bisedë shumë serioze, ndërsa më pas më ka befasuar se sa shpejt ka arritur të mësojë e të përshtatet me ato që i kërkojmë. Të shtunën na tregoi cilësitë e tij më të mira, ato që ne kërkojmë prej tij dhe e kuptova pse të gjithë këmbëngulnin që të ma sillnin në ekip këtë verë", deklaroi austriaku.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga