
Milani mposhti Sampdorian në një sfidë që i pa të gjitha. Kartoni i kuq i Leaos nuk e penalizoi Milanin të largohej nga Genoa me 3 pikë. Në përfundim të sfidës, trajneri Giampaolo dha intervistën e tij ku vlerësoi kuqezinjt por u ndal tek gjyqtari i sfidës.
“Pas kartonit të kuq, gjyqtari e trajoti keq sfidën. I njëanshëm, dukej sikur po mundohej të kompensonte gjërat. Nëse kartoni është i drejtë atëherë nuk ka nevojë të ndryshojnë gjërat. Milani nuk ka nevojë t’a ndihmojnë, e merr vetë atë që do.
Kartoni dhe penalltia janë njësoj. Tani nëse një gjethe lëviz në zonë këta e japin penallti. Ishin 3 ndeshje, e jona, e Milanit dhe e arbitrit. Gjykojeni ju! Arbitri i dha dorën Milanit.”- deklaroi tekniku italian.