Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Trajneri i Real MADRID i uritur: Dua gjithë trofetë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Real MADRID i uritur: Dua gjithë trofetë

Carlo Ancelotti ka treguar objektivat e Real Madridit për sezonin e ri futbollistik. Skuadra madrilene do të luajë javën e ardhshme kundër Eintracht Frankfurt, e vlefshme si finale e Superkupës së Europës. Në një prononcim të dhënë për mediet e huaja, trajneri italian ka thënë:

“Lojtarët e mi do të vijnë të përgatitur, duke qenë kaq profesionistë. Ne duam të sjellim një tjetër trofe në ndeshjen e parë të sezonit. Ne kemi gjashtë trofe për të fituar dhe duam të luftojmë për të gjithë.

Titulli kampion - Jam vërtet krenar, për veten dhe për Real Madridin. Ishte e jashtëzakonshme. Rikthimi në këtë klub më ka dhënë shumë kënaqësi.

Champions League - E katërmbëdhjeta është ende një kujtim i freskët, u krijua një kimi e veçantë me tifozët tanë. Të gjitha rikthimet që bëmë erdhën në stadiumin tonë erdhe falë rritjes nga tribuna. Ne fituam, përveç cilësisë, edhe falë unitetit të skuadrës.

Transferimet - Rudiger dhe Tchouameni sjellin cilësi, ne kemi nënshkruar me dy nga më të mirët në botë në rolet e tyre për aftësi fizike dhe teknike.

Eintracht Frankfurt - Ata e meritonin të luanin për Superkupë, pasi sezonin e kaluar bënë diçka të jashtëzakonshme. Ata nuk ishin favoritë, por fituan falë lojërave të shkëlqyera, madje mundën Barcelonën në Camp Nou në kundërsulm.Ishte fantastike t’i shihja ata të fitonin Ligën e Evropës në këtë mënyrë, ata patjetër do të na krijojnë vështirësi”, tha ai.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga