
Tekniku i West Ham David Moyes thotë që është shumë i apasionuar pas futbollit saqë nuk mund të bëjë pa të. Skuadra londineze u mund 1-5 nga Newcastle dy ditë më parë duke u renditur në vendin e 15-të. 59-vjeçari nuk ka ndërmend të dorëhiqet megjithë rezultatin.
“Është si një drogë, kam nevojë për të. Pjesë e të qenit trajner futbolli është që ti nuk fiton në të gjitha rastet”, thotë Moyes.
“Ndonjëherë ti humbet dhe duhet të provosh dhe të mësohesh me të. Por kur humbet duhet të mësosh se si të kthehesh sërish.”
Poll