Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Trajneri i Maqedonisë “qan” Jasir Asanin: I ofruam gjithçka por ai vendosi të luajë për Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Maqedonisë “qan” Jasir Asanin: I ofruam

Jasir Asani ishte një nga emrat e rinj në listën e Sylvinhos për Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi anësor prej vitesh priste një ftesë nga Kombëtarja e cila më në fund erdhi. Ai diti si ta përdorte këtë ftesë dhe në ndeshjen me Moldavinë shënoi një supergol që hapi rrugën për fitoren e kuqezinjve.

Në Maqedoninë e Veriut e “qajnë” largimin e tij pasi ai në të kaluarën ka luajtur për ekipin U-21 dhe trajneri i Kombëtares fqinje, Milevski, u shpreh në konferencën për shtyp se i kanë ofruar ish-sulmuesit të Partizanit gjithçka për ta bërë pjesë të tyren por ai ksihte vetëm një zgjedhje në kokë: Shqipërinë.

“Për më tej është vendim i tyre i lojtarëve për të zgjedhur se me cilën përfaqësuese duan të luajnë. Nuk është kontestuese se Jasir Asani ka pasur gjithmonë kualitet për të luajtur, i ofruam gjithçka për të luajtur për Maqedoninë. Ka luajtur për U21 të Maqedonisë, por për më tutje ishte vendim i tij. Jasiri i dëshiroj çdo të mirë dhe shumë suksese në lojërat e përfaqësueses që ai e ka zgjedhur”, tha Milevski.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga