
Trajneri i Legias së Varshavës, Czesław Michniewicz ka folur për mediet. Numri një i pankinës së ekipit polak vlerëson maksimalisht blerjen më të re, Ernest Muçin, madje duke i thënë: Messi jonë. Ai shprehet i kënaqur që e ka pjesë të ekipit, teksa me interes pritet edhe debutimi në ndeshje zyrtare. Kujtojmë që sulmuesi shënoi gol në mqësoren brenda ekipit në minutën e 48-të.
"Sa i përket Messit tonë, Ernest Muçi, është gati të luajë. Lëviz lirshëm, sheh shumë mirë fushën, përpiqet të japë vertikalizime. Duhet ta shohim sërish formacionin në mënyrë që të luajnë të gjithë këta futbollistë, që krijojnë shumë. Do jetë turp të lësh një djalë të tillë në stol.
Muçi është gati dhe shihet qartë se ka ndeshje në këmbë dhe aftësi të mëdha. Liria, të kuptuarit e lojës dhe lëvizshmëria e tij të lënë mbresa. Ishte kudo, duke ndihmuar këdo, që ishte e mundur. Jam i kënaqur dhe ishte prurja më në formë e merkatos sonë" - tha ai.