Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Trajneri i GJILANIT "shpërthen" kundër lojtarëve: Nuk zbatuan asgjë nga urdhërat e mi, s'është aspak korrekte

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i GJILANIT "shpërthen" kundër lojtarëve: Nuk

Feronikeli luajti kundër Gjilanit, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Superligës së Kosovës që përfundoi me shifrat 1-1. Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli nuk mundi të merrte më shumë se 1 pikë në këtë sfidë mjaft të rëndësishme.

Fillimisht ishin vendasit që kaluan në avantazh me Adem Maliqin në minutën e 20-të, por ishte Muhamed Useini ai që shmangu humbjen duke barazuar në minutën e 50-të. Pas takimit ka folur trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli. Ky i fundit u shpreh i kënaqur me atë që ekipi i tij dha në fushën e blertë teksa deklaroi:

"Nuk jam i kënaqur as me lojën e as me rezultatin. Kjo është e patolerueshme, pasi nuk jemi marrë vesh para ndeshjes. Nuk është aspak korrekte dhe nuk shkon me përgatitjen që kemi bërë për këtë takim. Fubollistët nuk zbatuan asnjë pikë të asaj që jemi marrë vesh. Kemi shumë punë për t'u përmirësuar. Kështu nuk guxojmë të luajmë asesi", përfundoi ai.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga