
Klubet arabe vazhdojnë të tundojnë emrat më të mëdhenj të futbollit europian, qofshin ata trajnerë apo lojtarë. Raportohet se Al Ahli një nga klubet kryesore të Arabisë Saudite ka kontaktuar trajnerin argjentinas Diego Simeone që aktualisht drejton klubin e Atletico Madrid, me një ofertë marramendëse.
Kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga tekniku duke thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në Madrid. Gjithashtu thuhet se kjo nuk është hera e parë që ekipi arab ka pyetur për shërbimet e Simeones dhe se një ofertë tjetër fitimprurëse është paraqitur gjithashtu edhe majin e kaluar.
Simeone nënshkroi një zgjatje kontrate dy vite më parë, një kontratë që e mban të lidhur me klubin spanjoll deri në fund të sezonit 2024 dhe ka treguar se do të dëshironte të vazhdonte punën në klub.
Argjentinasi ka qenë trajneri i Atleticos që nga viti 2011, duke e bërë atë trajnerin që ka drejtuar një ekip më gjatë për sezone të njëpasnjëshme në La Liga.