Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Trajneri i Chelsea-it “sms” Sylvinhos: Broja shumë i talentuar, ka potencial të jashtëzakonshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Chelsea-it “sms” Sylvinhos: Broja shumë i talentuar,

Mauricio Pochettino ka folur me superlativa për Armando Brojën. Trajneri i njohur i Chelsea-it, ka lavdëruar sulmuesin e kombëtares shqiptare duke theksuar se shtatlarti do ta marrë veten shumë shpejt.

Ai ka besim te aftësitë e Brojës dhe deklaron se në të ardhmen do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës angleze. Për mediet e huaja, Pochetino ka thënë:

"Kemi shumë besim tek ai pasi ka një potencial të jashtëzakonshëm. Duhet vetëm të riaftësohet plotësisht nga dëmtimi i rëndë. Është shumë i talentuar. Kemi besim dhe prandaj e aktivizova si titullar ndaj Fulham. I duhet vetëm pak kohë për të qenë i kompletuar".

Kujtojmë që Armando Broja është grumbulluar nga kombëtarja shqiptare për ndeshjen kualifikuese të EURO 2024 kundër Çekisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga