
Ka marrë ''timonin'' natën e djeshme trajneri italian i Kombëtares sonë, Xhani de Biazi. Pas fitores spektakolare me Rumaninë, që na jep shpresë se do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë në Francë, kreu i FSHF-së, Armand Duka, natyrisht shumë i ekzaltuar, ka kërkuar të bëhet një festë me ekipin. Por trajneri De Biazi i ka dalë kundër, duke thënë prerë: Jo! Ai u kërkuar lojtarëve të hanë darkë, të takohen pak momente me familjarët e tyre dhe secili të ngjitet në dhomën e vet. Për trajnerin e kuqezinjve, ekipi ende nuk ka arritur ndonjë gjë. De Biazi i ka ndaluar futbollistët të takohen me tifozët. Këtë paradite djemtë do të vazhdojnë punën me stërvitjen e radhës.
Poll