Kornel Predesku pritet të firmosë me Skënderbeun. Mesfushori rumun që ka nisur provën te korçarët para tri ditësh ka bindur trajnerin Ilir Daja.
Ky i fundit ka mbetur i kënaqur nga cilësitë e 29-vjeçarit dhe ka sugjeruar drejtuesit e klubit ta mbajnë në ekip.
Ish-lojtari i Dinamo Bukureshtit, gjatë sezonit të fundit ka luajtur me Aris Limasol në Qipro dhe pritet të jetë një futbollist i rëndësishëm për Skënderbeun në pjesën e dytë të sezonit.