
Ibrahim Hackaj është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Lajmi tragjik për largimin e tij të parakohshëm nga kjo jetë është bërë i ditur nga familjarët e tij. 68-vjeçari ndodhej në Vienë për një trajtim më të specializuar, por sëmundja e tmerrshme e kancerit e mori para kohe duke tronditur në këtë mënyrë mbarë opinionin sportiv.
Hackaj ka një kontribut të madh në sportin e alpinizmit. Mal më mal, kodër më kodër ai ka qenë shumë aktiv në sportin e alpinizmit në vendin tonë.
Një nga nismëtarët mund të themi të kësaj disipline sportive që në vendin tonë nuk është shumë e njohur. Tragjedi e madhe jo vetëm për familjen por edhe për ambientin sportiv shqiptar që humbën një njeri pasionant dhe me vlera të jashtëzakonshme.
[gallery columns="1" size="full" ids="186746"]