Shqipëria dhe Maqedonia do të përballen mbrëmjen e 5 shtatorit në "Loro Boriçi" të Shkodrës për sfidën e parë të eliminatoreve të Kupës së Botës. Rreziku i përplasjes së tifozëve ekziston, ndërsa po mendohet që të gjendet zgjidhja për këtë ndeshje, ku parashikohet që tifozët që vijnë nga Maqedonia të mos iu jepet biletë.
Përpos kësaj situate, tifozët shqiptarë nga Çairi, të njohur me emrin "Shvercerat", bëjnë thirrje se të gjithë shqiptarët duhet të përkrahin kombëtaren, ndërsa për lojtarët që zgjedhin një fanellë tjetër, ata përdorin vargjet e Himnit Kombëtar për të injoruar zgjedhjet e tyre.
Në intervistën e dhënë ekskluzivisht për "newsport.al", lideri i grupimit tifozerik nga lagja Çair e Shkupit, Omer Bunjaku, tregon organizimin dhe thirrjet që ai iu bën tifozëve dhe lojtarëve kuqezinj për të ardhmen.
[caption id="attachment_27000" align="alignleft" width="225"] Omer Bunjaku, lideri i "Shvercerave" me fanellën e Gentian Muçës, lojtarit të Tiranës[/caption]
Si e keni parë çështjen e ditëve të fundit me futbollistët kosovar që kanë braktisur Shqipërinë?
Ne do ju drejtohemi te gjithë lojtarëve që e braktisin fanellën kuqezi me çfarëdo tjetër ngjyre me këto fjalë: Prej luftës veç ai largohet që është lindur tradhtar.
Çfarë do t’i sugjeronit futbollistëve shqiptarë të Maqedonisë për të zgjedhur në të ardhmen?
Të gjithë futbollistëve nga Maqedonia ju themi se ato futbollistë që e veshin fanellën e Maqedonisë nuk janë shqiptar, dhe ne të ardhmen të tjerët mos të mendohen dy herë le ta zgjedhin Kombëtaren.
Si ka nisur sezoni për Shkupin dhe Shvercerat?
Shkupi filloj me rezultat pozitiv ndaj rivalit të përbetuar si mysafir, shpresojmë që në këtë sezon të ri do kualifikohemi në Europa League. Shvercerat ende janë të dënuar nga Federata e Maqedonisë që mos të jenë pranë klubit, dhe dy ndeshje të tjera si vendas, po pas kësaj padyshim që do jemi aktiv 100% dhe presim një sezon te bukur.
A do të merrni pjesë në ndeshjen e Shqipërisë përballë Maqedonisë?
Shvercerat do jenë prezent në Shkodër në përkrahje të Kombëtares.
Ekziston mundësia që të luhet pa tifozë maqedonas në Shkodër dhe pa tifozë shqiptarë në Shkup. Mendon se është zgjidhja e duhur për të shmangur incidentet?
Ju apelojmë Federatës Shqiptare që mos të pranojnë asnjë marrëveshje pasi ato kanë frikë te vinë në Shkodër, ndërsa ne do e mbushim stadiumin e Shkupit
[caption id="attachment_27003" align="alignleft" width="300"] "Shvercerat" në "Elbasan Arena"[/caption]
Si e përjetojnë në Çair pragsfidën me Maqedoninë?
Mezi e presim ndeshjen e kthimin në Shkup ti shkelim në të dy ndeshjet.
A do të qëndroni sërish me Tirona Fanatics dhe Plisat apo?
Shvercerat do jenë bashkë me Tirona Fanatics.
Një mesazh nga Shvercerat për të gjithë shqiptarët?
Mesazhi ynë për çdo shqiptar është se duhet të dinë se kemi veç një komb e një kombëtare