
Andreas Ntoi u kthye në çështje delikate me lojën e tij ndaj Kombëtares shqiptare teksa pranoi ftesën e trajnerit Bushi për Shpresat U-21 ndërsa më pas preu në besë duke u kthyer sërish në Greqi për të luajtur me përfaqësuesen greke.
Debutimi akoma nuk ka ardhur dhe kjo pritet të zgjasë akoma më shumë pasi FIFA ka bllokuar mbrojtësin për shkak të parregullsive në dokumentacion. Ndërrimi dy herë i kombëtareve, një herë kalimi nga Shqipëria U-17 te Greqia U-19 e më pas rikthimi përsëri te kuqezinjtë U-21, ka bërë që FIFA të ndalojë debutimin e tij me grekët për ndeshjet e marsit.
FIFA e lejon vetëm dy herë ndërrimin e kombësisë ndërsa tani mbvetet të shihet sesi do të vijojë kjo çështje, me Ntoin që ka mbetur jashtë listës së Greqisë.