Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Tradhëtoi Shqipërinë për Greqinë, zbuluesi i Durmishaj zbulon vendimin e sulmuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Tradhëtoi Shqipërinë për Greqinë, zbuluesi i Durmishaj

Fiorin Durmishaj do të përfaqësoj Greqinë. Ky ishte lajmi i bujshëm që u përhap me shpejtësi në mediat greke disa ditë më parë. Sulmuesi shqiptar ishte programuar nga trajneri Panuçi për ndeshjet kualfikuese, por siç bëjnë me dija mediat greke Durmishaj ka zgjedhur Greqinë. Vlonjati ka luajtur me Kombëtaren U-21 dhe tashmë ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij.

Në një intervistë për "Fosonline", zbuluesi i 22-vjeçarit, Gianis Pavlopulos ka hedhur dritë mbi gjithçka duke treguar se Durmishaj ka zemrën dhe mendjen e një greku.

"Durmishaj është i apasionuar pas futbollit dhe jep 110% nga vetja e tij. E përjeton gjithmonë me emocione të mëdha ndeshjen. Unë jam krenar për të, sepse ka pasur një karrierë të vështirë. Jemi duke folur për një familje të varfër, me shumë probleme. Duhet ta dini që ky djalë ka kaluar shumë probleme në Greqi, si dhe ka vuajtur  racizmin. Kjo është arsyeja se pse ai ka arritur kaq shumë, se ka një shtysë. Pjesa e të luftuarit, e ka bërë atë edhe më të veçantë. Gëzohem kur dëgjoj se ai do të veshë fanellën e Greqisë. Është më i miri në moshën e tij.Sigurisht që ai është grek, pasi u rrit këtu. Po, e do vendin e prindërve të tij, por gjithashtu do edhe Greqinë. Unë e di që ai ka mendjen dhe zemrën e grekut dhe prandaj do të veshë këtë fanellë e jo të Shqipërisë", u shpreh Pavlopulos.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu