Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vendimi i UEFA-s për Milan dhe Toulouse, 3 zyrtarë japin dorëheqjen

Shkruar nga NEWSPORT
Vendimi i UEFA-s për Milan dhe Toulouse, 3 zyrtarë japin

Sot pritet vendimi i UEFA-s për pronësinë e dyfishtë të Milanit dhe Toulouse nën të njëjtën kompani, RedBird, dhe pjesëmarrjen e të dyja skuadrave në kupat e ardhshme evropiane me Europa League në rrezik për francezët.

Siç zbulon Calcio & Finanza, më 22 qershor ka pasur një takim gjatë ku u njoftuan dorëheqjet e tre menaxherëve të RedBird. Ata janë Alec Schneider, Isaac Halyard dhe Niraj Shah.

Rregullat e UEFA-s ndalojnë kategorikisht që dy ekipe brenda një kompeticioni të kenë të njëjtin pronar pasi kjo cënon garën e drejtë. Precedentë të mëparshëm janë ato të Leipzig dhe Salzburg me kompaninë Red Bull. UEFA detyroi disa përfaqësues të të dy klubeve të dorëhiqen nga njëra skuadër madje duke mbyllur edhe disa bashkëpunime me sponsor të skuadrave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga