Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Totti i vë “vulën”: Messi është pas Maradonës, Italia do të shkonte në gjysëm-finale

Shkruar nga NEWSPORT
Totti i vë “vulën”: Messi është pas

Kupa e Botës është në fundin e saj, teksa kanë mbetur për t’u zhvilluar dy takimet e fundit. Kroacia dhe Maroku do të luajnë për vendin e tretë dhe finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës.

Francesco Totti ka folur mbi finalen e madhe ku dhe nuk ka ngurar të bëjë krahasimin që çdo njeri mendon, atë rreth Messit dhe Maradonës. Legjenda e Romës dhe Italisë ka dhënë dhe verdiktin e tij mbi Italinë duke u shprehur i bindur që do të arrinte në katërshen e më të mirëve.

Deklarata:

“Maradona është futbolli në total. Lionel Messi padyshim është lojtari më i mirë në botë për momentin, por unë e konsideroj  Maradonën mbi Messin.

Kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 rrëfeu gjithashtu se po ndjek rregullisht ndeshjet e Katari 2022 dhe gjithashtu mendoj që është një botëror shumë i bukur. Për një lojtar është gara më e rëndësishme në botë.

Fitimi i Kupës së Botës është diçka që secili e mbart me vete për të gjithë jetën. Italia e 2006-tës? Edhe këtu do të ishte në katërshen e më të mirëve".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga